TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Kahn, i ka kërkuar kryeministres britanike Theresa May që të anulojë ftesën për presidentin e SHBA, Donald Trump. Ai i ka bërë thirrje atij të fshijë ststusin në twiter dhe ti kërkojë falje popullit britanik për mesazhet video anti-myslimane të postura nga presidenti amerikan në llogarinë e tij në Twiter.
Në një deklaratë Khan pretendoi se presidenti amerikan kishte përdorur Twitter për të promovuar një grup ekstrem, të egër, që ekziston vetëm për të mbjellë ndarje dhe urrejtje në vend.
Më tej ai vazhdon se shumë britanikë që e duan Amerikën dhe amerikanët do ta shohin këtë si tradhëti të marrëdhënieve të veçanta midis dy vendeve.
Ai tha se pas këtij incidenti të fundit, është gjithnjë e më e qartë se asnjë vizitë zyrtare nga Presidenti Trump në Britani nuk do të mirëpritej.
Kryetari i Bashkisë Khan i bëri thirrje Theresa Majit që të kërkojë nga Trump të fshijë këto postime .