TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zyrtarët në Indonezi kanë mbyllur aeroportin ndërkombëtar në Bali për të dytën ditë rresht për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë nga mali Agung.
Masat masive të hirit të errët kanë arritur deri në 3 km mbi majën e vullkanit, i cili filloi të shpërthente javën e kaluar.
Zyrtarët ngritën alarmin në nivelin më të lartë të hënën, duke pasur frikë nga një shpërthimi të menjëhershëm.
Deri në 100,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga zona afër malit Agung.
Hiri vullkanik mund të dëmtojë motorët e aeroplanëve ose të shkaktojë gjithashtu edhe bllokoimin e sistemit të karburantit dhe të ftohjes. Mund të pengohet edhe shikimi i pilotëve.
Ministria e Transportit fillimisht e mbylli aeroportin Ngurah Rai (Denpasar) të hënën në mëngjes për 24 orë, duke anuluar më shumë se 400 fluturime dhe duke lënë të presin më shumë se 60 mijë udhëtarë.
Të martën, ata njoftuan se do ta zgjasin mbylljen deri të mërkurën në orën 07:00 me orën lokale.
TPZ.al
[gallery columns="1" ids="26850,26853,26851,26852"]