BOTA, 30 Nëntor 2017, 11:12

Operacion në ‘fortesën’ e Cosa Nostrës, policia italiane arreston 36 persona

Operacion në ‘fortesën’ e Cosa Nostrës, policia

Policia italiane në një operacion ditën e sotme ka arrestuar  36 persona, të cilët akuzohen se trafikonin drogë, kryesisht kokainë, për llogari të organizatës mafioze ‘Cosa Nostra’.

Mediat italiane raportojnë se aksioni policor u zhvillua në lagjen Librino të Katanias, ndërsa në operacion morën pjesë mbi 200 karabinierë.

‘Catania.gds’ shkruan se Librino konsiderohet si ‘supermarketi’ më fitimprurëse nga droga.

Ndërkohë, detajet nga operacioni do të bëhen publike nga prokurori Carmelo Zuccaro, gjatë një konference për shtyp.