BOTA, 28 Nëntor 2017, 11:34

Arestohet një i dyshuar për planifikim sulmesh terroriste për Vitin e Ri

Arestohet një i dyshuar për planifikim sulmesh terroriste për

Policia australiane ka arrestuar një person me dyshimin se po planifikonte një sulm terrorist gjatë festimeve për Vitin e Ri në Melbourne, Australi.

Njëzetvjeçari do të akuzohet për vepra terroriste që marrin dënimin maksimal me burgim të përjetshëm, thanë autoritetet, raporton BBC.

Policia dyshon se ai ka planifikuar të qëllojë njerëz me armë automatike në Sheshin e Federatës në qendër të qytetit.

Zëvendëskomisionari i policisë, Shane Patton, tha se i dyshuari ka lindur në Australi, nga prindër somalezë, dhe se ka qenë nën vëzhgim të policisë  që nga muaji janar.

Ai ka siguruar online një manual të Al Kaedës, me udhëzime për kryerjen e një sulmi terrorist, dhe ka qenë simpatizues i grupit militant Shteti Islamik, tha policia.

Vitin e kaluar, rreth 500,000 njerëz kanë festuar Vitin e Ri në qendër të Mellburnit.

TPZ.al