AKTUALITET, 22 Janar 2018, 15:31

Sulm me grantë magazinës në Fushë Krujë

Sulm me grantë magazinës në Fushë Krujë

Një magazinë në Fushë Krujë është sulmuar me granatë gjatë natës.

Policia thotë se "rreth orës 01:00, në Fushë-Krujë kanë hedhur dhe ka shpërthyer një granatë dore , para magazinës së shtetasit B. B. 57 vjeç, banues në Fushë - Krujë".

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ku është dëmtuar grila gril prej llamarine.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" .