AKTUALITET, 22 Janar 2018, 15:08

Naftëtarët, pas video-interpelancës dalin në protestë para kryeministrisë

Naftëtarët, pas video-interpelancës dalin në protestë

E kishin paralajmëruar se do të dilnin në protestë para kryeministrisë, nëse nuk do plotësoheshin kërkesat nga qeveria. Sot paradite, naftëtarët patën një video-interpelancë me Ramën dhe dy ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj. Por ata duket se nuk u kanë besuar fjalëve të thëna.  Ata, edhe pse u është premtuar se do të marrin statusin e naftëtarit, janë shprehur të pakënaqur nga mosplotësimi i kushteve të tyre duke mos u besuar fjalëve të Ramës, Gjiknurit dhe Ahmetajt.

Ndërkohë, naftëtarët kanë kërkuar edhe pagat e tyre, si dhe kushtet e punës. Menjëherë pas takimit të Ramës, ata kanë dalë në protestë para prefekturës së Ferit, ndërkohë para pak minutash, një pjesë ë tyre ka dalë edhe para kryeminstrisë në protestë./TPZ.AL