AKTUALITET, 22 Janar 2018, 15:24

FOTO/ Përcillet për në banesën e fundit 21 -vjeçarja, e veshur si nuse

Është përcjellë këtë të hënë për në banesën e fundit 21-vjeçarja Ariela Murataj që u vra tragjikisht një ditë më parë në Tiranë, nga  Aldison Belulaj.

Familjarë, të afërm dhe miqtë e saj kanë përcjellë mes lotëve dhe trishtimit të renë e ndjerë, jeta e së cilës u ndërpre në mes në mënyrë tragjike.

Familjarët kanë zgjedhur që në banesën e fundit, vajza e tyre të shkojë në  arkivol e veshur si nuse.

21-vjeçarja studentja e ekselencës, gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u qëllua me armë zjarri nga 23-vjeçari.