TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy deputetë të LSI, ashtu sikurse premtoi në një dalje për mediet kryetarja Monika Kryemadhi, kanë mbërritur në fshatin Verri të Fierit ku banorët protestues janë përplasur me policinë.
Deputetet e LSI-së Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj, kanë takuar banorët që kundërshtojnë ndërtimin e impiantit të plerave në Verri te Fierit duke i shprehur mbështetje e duke lëshuar akuza nga ana tjetër ndaj qeverisë.
“Qeveria po bën korrupsion me Inerciatorët. Mbeshtetim qytetarët që protestojnë për të drejtën e tyre”, janë shprehur dy deputetët e LSI. Ditën e sotme forcat policore ushtruan dhunë ndaj banorëve protestues.