TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rexhep Taip Erdogan ka fituar thellë zgjedhjet presidenciale, pas votimeve të sotme ku morën pjesë rreh 56 milionë turq me të drejtë vote.
Sipas agjensisë shtetërore të lajmeve, nga numërimi i 97.7% të votave, presidenti aktual i Turqisë ka marrë 52.8% ose 24.895.658 të votave, duke mundur kundërshtarin e tij të madh, liderin e opozitës Muharrem Ince me 30.71% të votave (ose 14.504.262 vota).
Me sistemin e ri, presidenti ka fuqi ekzekutive, njëlloj si në SHBA dhe Francë, ndërkohë që është suprimuar roli i kryeministrit.
Edhe në parlamentin turk, koalicioni “Aleanca Popullore”, i përbërë nga partia e Erdoganit, AKP dhe MHP, ka marrë 53.8% të votave, ose 342 deputetë.
Opozita ende fillimisht nuk e ka pranuar humbjen dhe deputetët e partisë CHP, të rivalit të Erdogan, u shprehën se ende nuk ka përfunduar numërimi i kutive të votimit dhe nuk janë dakord me raportimin e agjensisë shtetërore të lajmeve. Rivali i Erdogan, Muharrem Ince, deklaron se Agjensia Anadolu është një manipulim. Megjithatë, disa orë pas këtyre raportimeve opozita deklaroi se cilido të jetë rezultati ato do të vazhdojnë të luftojnë.
/TPZ.AL/
Lexo edhe:
http://www.tpz.al/2018/06/25/rivali-i-erdogan-pranon-humbjen-vendi-sundohet-nga-nje-njeri/
http://www.tpz.al/2018/06/25/fitorja-e-sulltanit-erdogan-tashme-me-fuqi-absolute-ja-cfare-e-pret-turqine/