AKTUALITET, 24 Qershor 2018, 17:47

Nis numërimi i votave në Turqi, ja kush janë 5 emrat që mund ti marrin pushtetin Erdoganit

Në Turqi është mbyllur procesi i votimit dhe sipas mediave turke ka nisur tashmë procesi i numërimit të votave. Gjashtë kandidatë janë në listë për zgjedhjet presidenciale, fituesi i të cilave do të ketë pushtete të shtuara, në përfundim të një rishikimi kushtetues të miratuar nga referendumi në muajin prill 2017. Pjesa më e madhe e kandidatëve të opozitës konfirmuan se në rast fitoreje, ata do të mbanin sistemin parlamentar aktual. Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave që prej turit të parë, një i dytë do të zhvillohet më 8 korrik. Kandidatët Recep Tayyip Erdogan – Presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, i lindur më 26 shkurt 1954 në Stamboll kandidon për një mandat të ri. Baba i katër fëmijëve, ai është në krye të vendit që prej vitit 2003, si kryeministër dhe tashmë si president që prej vitit 2014. Erdogan e filloi karrierën politike si kryetar i Bashkisë së Stambollit në vitin 2014 dhe krijoi në vitin 2001 Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), një makinë e vërtetë që ka fituar zgjedhjet dhe që ka dominuar skenën politike që prej zgjedhjeve të vitit 2002. Muharrem Ince – I lindur më 4 maj 1964 në Yalova (veriperëndim), Muharrem Ince, një ish-profesor i fizikës, ka krijuar të papritura gjatë kësaj fushate në sajë të stilit të tij luftarak. Ai u zgjodh për të përfaqësuar Partinë Republikane të Popullit (CHP), edhe pse ai ka dështuar dy herë në marrjen e kryesimit të partisë në të kaluarën. Meral Aksener – Meral Aksener, e lindur më 18 korrik 1956 në Izmit (veriperëndim)nord-ouest), ka qenë e para nga opozita që ka njoftuar kandidaturën nën flamurin e Bon Parti (Iyi Parti) që e themeloi në muajin tetor. Kjo nacionaliste konservatore, nënë e një djali, ka qenë ministre e Brendshme në vitet 1990 dhe për një kohë të gjatë ka qenë anëtare e MHP-së, një parti ultranacionaliste, tashmë aleate e Erdoganit. Selahattin Demirtas – Selahattin Demirtas, i lindur më 10 prill 1973 në Diyarbakir (juglindje), u zgjodh si kandidat i Partisë Demokratike të Popullit (HDP), edhe pse është i ndaluar që prej nëntorit 2016. Temel Karamollaoglu – I lindur më 7 qershor 1941 në Kahramanmaras (jug), Temel Karamollaoglu i Partisë së Lumturisë (SP), ka qenë tre herë deputet, veçanërisht për Partinë për Prosperitet (Refah). Sipas biografisë së publikuar në faqen e partisë së tij, ai ka qenë gjithashtu një bashkëpunëtor i afërt i Necmettin Erbakan, mentori në politikë i Erdogan. Dogu Perinçek – I lindur më 17 qershor 1942 në Gaziantep (jug), Dogu Perinçek drejton Partinë Patriote (Vatan). Njeri i ligjit dhe baba i katër fëmijëve, është burgosur disa herë, veçanërisht pas grushtit të shtetit në vitin 1980.

Zgjedhjet në Turqi/ Përfundon procesi i votimit, Erdogan në pritje të lajmit të madh

Përfundoi procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi, raporton Anadolu Agency.

Sipas vendimit të Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK), votimi nisi në orën 8:00 sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën 17:00.

Votuesit në Turqi kishin mundësinë të shfrytëzonin obligimin e tyre qytetar në 180.065 kuti votimi.

thumbs_b_c_1d2d1076b8eb2a3ddd60cee68323b7e4

Në ndërkohë, edhe përkundër përfundimit të procesit, kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit do të lejojnë të votojnë edhe qytetarët që mund të kenë ngelur në pritje për të votuar.

Procesi i votimit ka përfunduar edhe në pikat doganore për qytetarët jashtë vendit, i cili filloi më 7 qershor.

Numërimi i votave në të njëjtën kohë do të fillojë edhe për votat e ardhura në Turqi nga 123 përfaqësi në 60 shtete.

Zgjedhjet/ Sot vendoset fati i tij, mesazhi i fortë që dha Erdogan pasi votoi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se këto zgjedhje kanë një veçori tjetër dhe se aktualisht Turqia bashkë me këto zgjedhje po kryen një revolucion demokratik, raporton Anadolu Agency (AA).

erdogan

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare votoi në shkollën fillore “Saffet Çebi” në Üsküdar të Stambollit.

“Pjesëmarrja duket e mirë, edhe informacionet që kam marrë nga gjithë Turqia e tregojnë këtë. Teksa në zgjedhjet e kryer në botë pjesëmarrja është tek 30 përqindëshi, Turqia i ka tejkaluar këto. Pjesëmarrja në 85 për qind në zgjedhjet e fundit tregon përparimin e demokracisë, nivelin e pjekurisë demokratike në Turqi”, tha Erdoğan, duke folur për gazetarët.

“Aktualisht Turqia bashkë me këto zgjedhje po kryen një revolucion demokratik” tha presidenti turk duke pohuar se Turqia me sistemin e ri qeverisës do të jetë në gjendje të arrijë nivelin e qytetërimeve bashkëkohore.

“Unë kam besimin se me ngritjen e këtij niveli, vendi ynë do të vazhdojë procesi e mëpasshëm pa u penguar aspak me oligarkinë burokratike. Prandaj besoj se pjesëmarrja e lartë e të gjithë qytetarëve të mi është një ndjeshmëri. Unë dërgoj përshëndetjet, dashurinë dhe respektin me të gjitha ndjenjat e përzemërta për të gjithë popullin tim”, u shpreh presidenti i Turqisë.

Pasi ka theksuar se deri më tani ka mësuar se në të gjithë Turqinë nuk ka ndonjë problem serioz, Erdoğan është shprehur se “uroj që këto zgjedhje të shërbejnë për mirë dhe që të jenë fillimi i një periudhe të re për popullin tonë”.

Po ashtu presidenti Erdoğan njoftoi se një pjesë të rezultateve të zgjedhjeve do t’i ndjekë nga Stambolli, ndërsa pjesën tjetër nga Ankaraja.

Zgjedhjet në Turqi/ Sot vendoset fati i Erdoganit, a mund ta ndalojë opozita hovin e tij?

Zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi filluan sot në mëngjes në orën 8:00 sipas kohës lokale, ndërsa qytetarët turq deri në orën 17:00 do të kenë mundësinë të zgjedhin presidentin dhe deputetët në kuvend.

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Turqi do të marrë detyrën me më shumë kompetenca se secili president turk që ka pasur deri më tash – përfshirë të drejtën për të sunduar me dekret dhe për të shpërndarë parlamentin.

Me shpresën për të parandaluar rizgjedhjen e Recep Tayyip Erdoganit, parti të ndryshme opozitare janë bërë bashkë në aleancë edhe për zgjedhjet parlamentare, edhe për ato presidenciale, që mbahen sot. Aleanca Kombëtare mbështet kandidatin sekular për president, Muharrem Ince, të nominuar nga Partia Republikane Popullore. Aleanca përfshin socialdemokratë laikë, konservatorë të qendrës së djathtë, konservatorë liberalë nacionalistë dhe islamistë konservatorë. Kandidatët për parlament nga Aleanca Kombëtare zotohen se, nëse sigurojnë shumicën e legjislaturës, do t’i shfuqizojnë ndryshimet kushtetuese që janë miratuar në një referendum kontrovers më 2017. Këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve dhe do ta transformojnë sistemin parlamentar të Turqisë në sistem presidencial. Përveç zgjerimit të kompetencave presidenciale, këto ndryshime gjithashtu do të heqin postin e kryeministrit dhe do të shfuqizojnë shumë kontrolle dhe balancime që janë projektuar për të ndihmuar parlamentin përballë keqpërdorimit të kompetencave presidenciale. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit dhe partneri i saj i vogël i koalicionit, Partia e Lëvizjes Nacionaliste, nga ekstremi i djathtë, i kanë hartuar ndryshimet kushtetuese dhe i kanë shndërruar në ligj, me qëllim forcimin e sundimit të Erdoganit – një sundim për të cilin shumë ekspertë të pavarur thonë se po lëviz drejt autoritarizmit. Një fije shprese për kandidatin presidencial të opozitës Popullariteti i Erdoganit duket se është lëkundur muajve të fundit për shkak të përkeqësimit të ekonomisë, opozitës së tij të vendosur kundër kurdëve në gjithë rajonin dhe shqetësimeve për përndjekjen e vazhdueshme të rivalëve politikë, që nga përpjekja e dështuar për grushtshtet në Turqi, në korrik të vitit 2016. Erdogan mendohet të ketë shanse të forta për t’u rizgjedhur edhe për një mandat pesëvjeçar. Por, sondazhet e opinionit tregojnë se do të jetë e vështirë për të për të fituar në rrethin e parë dhe se ai, me gjasë, do të shkojë në balotazh kundër Inces, më 8 korrik. Gonul Tol, drejtore e studimeve turke në Institutin e Lindjes së Mesme, me seli në Uashington, thotë për Radion Evropa e Lirë se zgjedhjet e sotme “mund të jenë shansi i fundit për Turqinë që të shmangë rënien në autoritarizëm, me Erdoganin”. Tol thotë se Ince ka shanse ta mposhtë Erdoganin në rrethin e dytë të votimeve, nëse ato realizohen pa parregullsi. Por, për ta bërë këtë, Tol thotë se Ince duhet të arrijë mbështetjen e kurdëve në Turqi dhe “të bindë konservatorët fetarë se liritë fetare që i kanë pasur nën sundimin e Erdoganit, do të mbeten në fuqi”. Nick Danforth, analist në Qendrën për Politika në Uashington, thotë për Radion Evropa e Lirë se “nëse votat numërohen në mënyrë të drejtë, opozita ka shanse të mira ta ndalojë Erdoganin në rrethin e parë”. “Në rrethin e parë, nëse opozita bashkohet e gjitha pas Inces dhe nëse votat numërohen në mënyrë të drejtë, Ince ka shanse të mundë Erdoganin”, thotë Danforth. Sipas analistes Tol, edhe nëse nuk ka mashtrime në zgjedhje, fushata zgjedhore “nuk ka qenë e lirë dhe e drejtë”. Ajo thotë se goditja e Erdoganit, pas puçit të dështuar, nën një gjendje të jashtëzakonshme, ka shtypur mediat opozitare anembanë vendit. “Nëse Erdogan fiton presidencën, por partia e tij në pushtet humb shumicën parlamentare, mendoj se parlamenti mund të luajë ende rol në drejtim të balancimit të Erdoganit”, thotë Tol. “Por, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të kemi një sistem demokratik funksional dhe ta rikthejmë demokracinë turke, edhe me një parlament që kontrollohet nga opozita. Situatë ideale për demokracinë turke do të ishte nëse opozita fiton edhe presidencën, edhe parlamentin”, përfundon Tol.

Sipas statistikave zgjedhore të publikuara nga Komisioni i Lartë Zgjedhor (YSK), 56.322.632 votues do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në 180.065 kuti votimi.

Zgjedhjet e sotme karakterizohen me një numër risish, siç janë “kutia mobile e votimit” për personat e sëmurë dhe me aftësi të kufizuara, mbajtja e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në të njëjtën ditë, si dhe aleancat parazgjedhore mes partive për herë të parë në historinë politike të Turqisë.

Gjashtë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të Turqisë. Presidenti i tanishëm Recep Tayyip Erdoğan është kandidat i përbashkët i Aleancës Popullore, e cila përbëhet nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP). Kandidat i Partisë Republikane Popullore (CHP) është Muharrem Ince, kurse Partia Demokratike e Popujve (HDP) ka nominuar Selahatin Demirtaş.

Në zgjedhje do të garojnë edhe Meral Akşener, kryetarja e Partisë İYİ, e cila u kandidua duke tubuar 100 mijë nënshkrime, Temel Karamollaoğlu, kryetar i Partisë Saadet, si dhe Doğu Perinçek, kryetar i Partisë Vatan.

Në Zgjedhjet e 27-ta Parlamentare do të garojnë AK Parti, CHP, HDP, HÜDA PAR, Partia İYİ, MHP, Partia Saadet dhe Partia Vatan. Kandidatët e BBP-së do të garojnë nga listë e AK Partisë, kurse ata të DP-së nga lista e Partisë İYİ.

Në vend të 550 deputetëve, që ishte numri para miratimit të ndryshimeve kushtetuese me referendumin e vitit të kaluar, votuesit do të zgjedhin 600 deputetë.

Me ndryshimet e reja ligjore, u mundësua që partitë politike të mund të garojnë në aleanca. AK Partia dhe MHP do të garjojnë bashkarisht si “Aleanca Popullore”, ndërsa CHP, Partia İYİ, Partia Saadet dhe Partia Demokratike (DP) do të hyjnë në zgjedhje si “Aleanca e Kombit”.

Ndryshe, në prill të këtij viti, parlamenti miratoi një projekt-ligj për shkuarje në zgjedhje të parakohshme më 24 qershor, duke synuar forcimin e sistemit presidencial të Turqisë të miratuar me referendum vitin e kaluar.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Sipas ndryshimeve të reja kushtetuese, zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare mbahen në të njëjtën datë në çdo pesë vite.