TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbulohen detaje të reja nga operacioni i policisë së Durrësit e cila zbuloi në një makinë pa targa të ardhur me tragetin e linjës së Ankonës një sasi të madhe eurosh cash. Pas numërimit, burimet thanë se mund të bëhet fjalë për rreth 5 milionë euro.
Ato ishin shpërndarë në pjesë të ndryshme të automjetit tip “Toyota Yaris”, e cila ishte e ngarkuar në një autokamion së bashku me 7 makina të tjera. Mësohet se makina është bllokuar rreth orës 15:00 në port, por policia kishte marrë sinjalizim nga Interpol Roma.
Historia bëhet interesante nëse kujtojmë se 3 ditë më parë kryetari i PD-së Lulzim Basha foli në parlament për një makinë “Toyota Yaris” brenda së cilës ishin kapur 1.5 mln euro para droge.