TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbulohen të tjera të dhëna për sasinë e madhe të eurove cash të sekuestruara në portin e Durrësit. Burime të lapsi.al në policinë e këtij qyteti thanë se të hollat janë numëruar dhe llogariten rreth 4 milionë euro. Ato kanë qenë të shpërndara në 2 automjete tip “Toyota Yaris” të ngarkuara në një kamion me 7 automjete te tjera.
Në këtë kamion kishte 7 automjete Toyota, një Opel dhe një Alfa Romeo. Makinat janë bllokuar në orën 15:00 në portin e Durrësit, sapo kanë zbritur nga trageti që vinte nga Ankona. Policia ka arritur të ndalojë deri tani 4 persona. Mes tyre është shoferi i kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 nga Durrësi, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.