TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anglia shkatërroi Panamanë me rezultatin tenistik 6-1, duke siguruar kështu biletën për fazën e 1/16 të Kupës së Botës. Ky është edhe rezultati më bujshëm deri tani në “Rusi 2018”.
Sulmuesi Herri Kejn, me tre golat e tij – dy me penallti- u ngjit në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë të Botërorit deri tani me pesë realizime, duke lënë pas Kristiano Ronaldon (Portugali) dhe Romeo Lukakun (Belgjikë), secili me nga katër gola.
Goleada e “Tre Luanëve” nisi me Xhon Stoun (8’), ndërsa Herri Kejn (34’, penallti) dhe Xhes Lajngard (36’), sërish Stoun (40’) dhe Kejn (45’+1) nga pika e bardhë, e mbyllën fraksionin e parë në 5-0.
45 minutat e dyta ishin më të qeta me anglezët që dominuan dhe gjetën sërish rrugën e rrjetës me sulmuesin e Totenhemit, Herri Kejn, në minutën e 62-të.
Felipe Baloy në minutën e 78-të shënoi golin e nderit për Panamanë, një ngushëllim i vogël para largimit nga Kampionati i 21-të Botëror i futbollit.
/TPZ.AL/