TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një valixhe e dyshimtë është gjetur pranë Piramidës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia njofton se është formuar perimetri i sigurisë dhe është njoftuar njësia anti-eksploziv.
Informacioni paraprak i Policisë
Më datë 24.06.2018, rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital njoftohemi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia antieksploziv për të kryer veprimet e mëtejshme.
INFORMACION I FUNDIT:
Policia njofton se alarmi për bombë ka rezultuar i rremë. Njësia anti-eksploziv ka përfunduar shpërthimin e stimuluar dhe valixhja ka rezultuar bosh.
/TPZ.AL/