LIFESTYLE, 2 Dhjetor 2017, 14:37

Studiuesit shpjegojnë përse supa e pulës lufton gripin!

 

Një pjatë supë pule, është kura më e mirë për gripin në sezonin e dimrit, sipas disa studiuesve nga Universiteti i Nebraskës.

Studimi zbuloi se supa e pulës, ndihmon lehtësimin e simptomave në rastet e infeksioneve respiratore, sepse përmban agjentë anti-inflamatorë.

Ky studim gjithashtu tregon se aroma, erëzat dhe nxehtësia e supër, ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes të cilat bllokohen si pasojë e ftohjes.

Edhe pse studiuesit nuk arritën të identifikojnë cili nga ingredientët e supës së pulës lufton gripin, ata mendojnë se është kombinimi i disa ingredientëve që krijon këto efekte pozitive në shëndet. Sipas Dr. Rennard, nga Universitet i Nebraskës, supa e pulës ndihmon personat e sëmurë të hidratohen, prandaj duhet konsumuar më shpesh gjatë sezonit të dimrit, kur gripi dhe ftohjet janë më të shpeshta.

Daily Mail / TPZ.AL