LIFESTYLE, 1 Dhjetor 2017, 21:45

Roberti i Norës, "djali i ëndrrave" për çdo vajzë

Janë gjestet e vogla që të bëjnë të kuptosh rëndësinë e njerëzve të tu të afërt!

Pak kohë më parë, u përfol se martesa e Norës dhe Robertit nuk po shkonte aspak mirë. Por fotot e publikuara prej tyre treguan të kundërtën.

Fillimisht ishte ai që i çonte mëngjesin Norës në shtrat, e tani një tjetër veprim na rrëmbeu zemrën.

Nora dhe Roberti ndodhen në Gjermani për një koncert, e teksa kanë qenë duke shëtitur, Nora ka publikuar në “Insta Story” një foto me një trëndafil në dorë, ku falënderon Robertin.

Pra, Roberti është ai djali i trëndafilave që çdo vajzë do ta dëshironte.