LIFESTYLE, 1 Dhjetor 2017, 23:28

Fotoja e ditës, Fushë Kruja e përmbytur në gazetën prestigjioze "The Guardian"

Fotoja e ditës, Fushë Kruja e përmbytur në gazetën

Në një artikull me titull "Fotot më të mira të së premtes", gazeta prestigjioze "The Guardian" i ka kushtuar vëmendje dhe Shqipërisë.

Mes fotove të tjera të shkrepura anemban botës, ku tregohet atmosfera festive, Shqipëria pasqyrohet mes përmbytjeve të ndodhura 24 orët e fundit.

Fotoja është realizuar nga fotografi Gent Shkullaku.

Një burrë mban mbi supe një fëmijë mes rrugëve të përmbytura, pas reshjeve të mëdha në fshatin Hasan, në Fushë Krujë. TPZ.al

[gallery ids="29682,29687,29688,29683,29680,29681,29684,29685,29686"]