TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të gjithë e dimë që nëse ka një mënyrë të thjesht me të cilin janë nderuar shumë personazhe, veç medaljeve, është vendosja e emrit të tij në një rrugë. Kjo ndodh pothuajse në çdo rreth të vendit tonë, madje dhe në Tiranë.
Së fundmi, një gjë e tillë ka ndodhur dhe jashtë Shqipërisë.
Këngëtarja Rihanna është nderuar me një emër rruge në vendlindjen e saj, Barbados. Qeveria e ishullit ndryshoi zyrtarisht emrin e rrugës nga “Westbury New Road” në “Rihanna Drive”, për nder të saj.
Rihanna jetoi në një shtëpi të vogël në këtë rrugë deri në moshën 16-vjeçare, kohë në të cilën u largua nga vendlindje për t’iu përkushtuar karrierës muzikore.
As familja e saj nuk jeton më aty, por shtëpia e vogël prej druri është kthyer në një atraksion të vërtetë për turistët që vizitojnë ishullin.
[gallery ids="29569,29568,29567"]