TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekspozimi kronik ndaj ndotjes së ajrit, ndikon tek performanca e trurit dhe inteligjenca e qytetarëve, sipas një studimi të kryer në Kinë në bashkëpunim me studiues amerikanë, në universitetin e Pekinit dhe universitetin e Yale.
Studiuesit besojnë se impakti negativ ndaj trurit, rritet me moshën dhe veçanërisht prek meshkujt me edukim më të ulët. Ndotja e lartë rrit rrezikun e sëmundjeve si alzaimeri, dhe sëmundje të tjera që lidhen me performanceën e trurit. Studimi u krye tek 20 mijë persona, të cilët u monitoruan për katër vite, raporton BBC.
Studiuesit shprehen se ky studim vlen edhe për vende të tjera, me nivel të lartë ndotjeje të ajrit.
Një nga qytetet me ndotje të lartë, është edhe Tirana, e cila aktualisht ndodhet shumë larg normës së Bashkimit Europian për cilësinë e ajrit. Autoritetet kanë marrë masa minimale për reduktimin e ndotjes. Në Tiranë po ndërtohen kulla të larta betoni dhe pallate shumëkatëshe që çdo ditë vrasin në heshtje qytetarët shqiptarë
Aktualisht, Tirana ka vetëm 2.7 metra katrorë gjelbërim për banor, nga norma që parashikon mbi 7 metra katrorë për banor. Ndryshe nga premtimi i dhënë gjatë fushatës elektorale, për zero ndërtime, kryebashkiaku Veliaj ka firmosur leje ndërtimi pa kriter duke "i zënë në kurth" edhe më tej banorët e Tiranës. Në Tiranë qarkullon gjithashtu një numër i lartë automjetesh dhe ende nuk ka një sistem efikas për riciklimin e mbetjeve.
/TPZ.AL/