Desktop - General - 1
AKTUALITET, 28 Gusht 2018, 09:23

Parashikimi i motit sot dhe nesër: Diell dhe temperatura të larta në gjithë vendin

Parashikimi i motit sot dhe nesër: Diell dhe temperatura të larta

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik (U) e spostuar në detin Egje e cila do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të qëndrueshëm.

Dita e Martë dt 28 Gusht: Moti do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me intesitet drejtim Veriprëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 14/28°C

Zonat e ulëta 19/33°C

Zonat bregdetare 20/32°C

E Martë 28 Gusht 2018

Dita e Mërkurë dt 29 Gusht: Moti do të vijojë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë e me drejtim Veriprëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 15/32°C

Zonat e ulëta 2/34°C

Zonat bregdetare 19/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari