TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Migjen Basha ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën e Aris në kampionatin grek. Skuadra e shqiptarit mposhti me rezultatin 0-3 Lamian në transfertë. Mesfushori i Kombëtares u aktivizua titullar duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.
Të tre golat për skuadrën e Aris u shënuan në pjesën e dytë, Diguni, Garcia dhe Gama ishin autorët e golave, teksa Basha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 65-të. 31-vjeçari qëndroi për 90 minuta në fushën e lojës. Sfidën e radhës skuadra verdhezi do ta luajë në shtëpi ndaj Ael Larisa.