TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në Modena të Italisë. Ai është rreth 30 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë me dije. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte dërguar në spital mbrëmjen e 25 Gushtit, por nuk kishte me vete asnjë mjet identifikimi.
Ai kishte pësuar dëmtime në fytyrë dhe një plagë në këmbën e majtë të shkaktuar nga një armë zjarri. I plagosuri ishte dërguar në spital nga dy persona, të cilët më pas ishin larguar.
Kqyrja e kamerave të sigurisë nga ana e autoriteteve çoi në identifikimin e tyre. Ata janë dy shtetas rumunë, të cilët janë ndaluar nga policia dhe po merren në pyetje për të sqaruar përfshirjen e tyre në këtë ngjarje. Ndërkohë, 30-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas mediave italiane. Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet.