AKTUALITET, 28 Gusht 2018, 09:35

"Lali Betoni", PD publikon planin e Veliajt për të ndërtuar kulla tek parku i liqenit

Partia Demokratike, me anë të zëdhënëses Ina Zhupa, ka publikuar disa dokumente, të cilat tregojnë planin e kryebashkiakut Veliaj për të ndërtuar kulla tek zona e liqenit artificial. Kryebashkiaku që premtoi moratorium ndërtimesh, pra zero leje ndërtimi në Tiranë, tashmë e ka dëshmuar se fjalët e tij kanë qenë thjesht zotime fushate, pra mashtrime. Zhupa shprehet se Veliaj do të vijojë ndërtimin e kullave dhe do të rrisë dozën e mashtrimeve, tashmë që po afrojnë zgjedhjet lokale.

Postimi i plotë: 

Kryemashtruesi i Tiranes Erion Veliaj ben gjithmone te kunderten e asaj qe thote.

Ai tha se ne Tirane do te vendoste ndalimin e ndertimeve derisa te shiteshin apartamentet stok, por dha mbi 2 mije leje ndertimi ne 3 vjet.

Kryemashtruesin e Tiranes nuk e beson askush, kur thote se tek zona e Gardes tek Liqeni nuk do te ndertohet.

Erion Betoni duhet t’u tregoje qytetareve projektin me kulla per hyrjen e Parkut te Liqenit dhe te mos fshihet pas projekteve te nisura nga Lulzim Basha, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, Unaza e Re.

Faktet e publikuara nga PD jane te qarte. Dokumentet bashkëlidhur e faktojnë.

Ne zonen e Liqenit plani Veliaj-Rama parashikon kulla, te cilat u ndaluan perkohesisht nga protestat e qytetareve dhe te opozites.

Kryemashtruesi Erioni Betoni e ka mbushur Tiranen me kulla.

Ai do te shembe Teatrin Kombetar per te ndertuar kulla.

Do te shkaterroje Liqenin per te ndertuar kulla.

Me afrimin e zgjedhjeve, Kryemashtruesi i Tiranes do te shtoje dozen e genjeshtrave.

Qytetaret e Tiranes nuk e meritojne nje kryetar qe mashtrimin dhe propaganden ka punen e tij kryesore!

/TPZ.AL/