AKTUALITET, 27 Gusht 2018, 23:40

Ndërron jetë në moshën 81 vjeçare, ish piloti Vangjel Nakuçi

Policia e Shtetit njoftoi se një pushues në Durrës ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Bëhet fjalë për 81 vjecarin, Vangjel Nakuçi, ish pilot dhe Komisar i Helikopterëve.

Nakuçi ishte ndër pilotët e parë të trajnuar në Rusi, dhe ka shërbyer si Komisar për rreth 25 vite në regjimentin e Farkës, duke lënë gjurmë si një ndër pilotët më të aftë dhe të respektuar të kohës.

Në datë 28 Gusht, Shoqata e Aviatorëve organizon homazhe në Ministrinë e Mbrojtjes,  në nderim të ish pilotit, ku do të marrin pjesë familjarë dhe personalitete nga fusha e aviacionit. Shoqata e Aviatorëve njofton se homazhet do të kryhen në orën 10:00.

TPZ i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

/TPZ.AL/