AKTUALITET, 27 Gusht 2018, 22:34

Gjashtë gola për një pikë, mbyllet pa fitues sfida në “Olimpico”

Gjashtë gola për një pikë, mbyllet pa fitues sfida në

U luajt në “Olimpico” sfida përmbyllëse e javës së dytë të Serisë A mes Romës dhe Atalantës, plot 6 gola të shënuar, por në fund nuk pati fitues.

Pastore zhbllokoi shifrat në minutën e 2-të, me një gol fantastik me finte. Nuk zgjati shumë epërsia e vendasve, pasi zikaltërit morën super xhiro dhe përmbysën rezultatin në 1-3. Kastanje në minutën e 19-të dhe dopieta e Rigonit në minutat 22 dhe 28 çoi në delir futbollistët e Atalantës.

Në pjesën e dytë Roma nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte takimin. Florenzi dhe Manolas, ishin autoret e golave për skuadrën e Di Françeskos. Me barazimin e sotëm, të dy skuadrat shkuan në kuotën e 4 pikëve. Në përballjen e radhës, Roma do të udhëtojë drejt Milanos për tu ndeshur me kuqezinjtë e Gatuzos, ndërsa Atalanta do të presë Kaljarin.