TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy të rinj shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në Ponte delle Priula të Italisë.
Automjeti i tyre u përmbys pasi u përplas fillimisht me një makinë tjetër. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 22-vjeçarin me iniciale K.H. dhe 26-vjeçarin me iniciale R.B., shqiptar i Kosovës.
Dy shqiptarët u dërguan në spital dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dinamika dhe shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.