AKTUALITET, 16 Dhjetor 2018, 09:30

Ndodh në Kukës, gjykata ‘mbyll’ në hotel serbin e dënuar në Kroaci

Ndodh në Kukës, gjykata ‘mbyll’ në hotel serbin e

Një histori e pazakontë vjen nga Kukësi. Një shtetas kosovaro-serb, i lindur në Prizren 'ka çoroditur' qytetin verior.

Sebastian Villjamov, është dënuar në Kroaci nga dy vendime penale me nga 3 vite burg secilin, ai është lënë në “arrest shtëpie”.

Kjo masë është vendosur nga gjykata e Kukësit në datën 11 nëntor 2018, pasi vetë prokuroria e Kukësit, ka ndryshuar qëndrimin e saj juridik për këtë shtetas, pasi në fillim ka kërkuar lënien në burg të Villjamov me qëllim ekstradimin në Kroaci, ndërsa në seancë gjyqësore prokurorja e çështjes çuditërisht ka kërkuar “arrest në shtëpi”.

Por sipas "Shqiptarja.com" çudia që ka ndodhur në këtë qëndrim të prokurorisë dhe gjykatës së Kukësit është se për 65-vjeçarin Villjamov, është caktuar masa e “arrestit shtëpiak” duke e mbyllur në një hotel privat në Kukës, që quhet Hotel “Gjallica”.

Ky vendim që ka mbyllur kosovaro-serbin në “arrest shtëpie” në ambientet e një hoteli privat në Kukës mësohet të jetë marrë në 12 nëntor 2018 dhe është lënë në fuqi në 13 dhjetor 2018 nga gjykata e Apelit Shkodër.

Sebastian Villjamov, që kërkohet nga Interpol Zagrebi (Kroaci) për dy dënime me nga tre vite burgim secilin, është lënë nga gjyqësori shqiptar me masës sigurimi “arrest në shtëpi” duke e detyruar të qëndrojë i mbyllur në hotelin privat “Gjallica” në Kukës./Shqiptarja.com