AKTUALITET, 28 Janar 2019, 09:04

Studentët e Shkodrës thirrje rektorit: O Ademi jonë me miliona, nuk kërkojmë gjë tjetër veç të drejtave tona

Studentët e Universitetit të Shkodrës, vijojnë rezistencën, ndërkohë që disa prej tyre janë ngujuar nëpër universitete ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.

Ditën e sotme studentët kanë vendosur që ti drejtojnë disa “meme”, rektorit të universitetit, Adem Bekteshit, pasi ky i fundit vendosi që të fikë kaldajat që shërbejnë për ngrohje pranë ambjenteve ku po zhvillohej ngujimi i studentëve.

Studentët e ngujuar i bëjnë thirrje rektorit që dëshirën e mirë për bashkëpunim ta konkretizojë duke hequr dorë nga këto metoda.

Kujtojmë se studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër vijojnë ngujimin e tyre prej 7 ditësh në ambjentet ku studiojnë, duke kërkuar kështu plotësimin e kërkesave të tyre që i janë adresuar ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Rama.