AKTUALITET, 13 Janar 2019, 13:00

Studentët e filologjikut kundër rektoratit: Protesta vazhdon

Studentët dhe koordinatorët e departamenteve të Fakultetit te Historisë dhe Filologjisë kanë dalë me një deklaratë kundër vendimeve të rektoratit të Universitetit të Tiranës që bën thirrje për vazhdimin e procesit mësimor.

Deklarata:

Nga ngjarjet e ndodhura ditët e fundit, dhuna e ushtruar nga forcat policore dhe vendimi i marrë nga Rektorati i Universitetit të Tiranës, në të cilin kërkohet vazhdimi i procesit mësimor, studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dolën më përfundimin që të mos njohin vendimin e rektoratit.

Studentët do të vazhdojnë me bojkotimin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave.

Studentët presin që Rektorati të dalë në mbrojtje, mbështetje të tyre dhe jo të kërkojë shuarjen e protestës nëpërmjet thirrjes për zhvillimin e procesit mësimor.

Lufta për arsim cilësor do të vazhdojë deri në fund!

Axhenda e ditëve në vazhdim do të publikohet së shpejti.

Studentët e bashkuar për arsim cilësor!

Nga Kordinatorët e Departamenteve.