AKTUALITET, 13 Janar 2019, 11:23

Komandantët e UÇK nisen për në Hagë, Haradinaj: Lufta jonë ishte e pastër, do t'ia dalim!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar dhe u ka dhënë një mbështetje të fortë, dy komandantëve të UÇK-së, që nisen sot për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Haradinaj me këtë akt ka dëshmuar përkrahjen e hapur për veprën e tyre për çlirimin e Kosovës dhe ka theksuar se “lufta jonë çlirimtare ishte e pastër”.

Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën, - shkruan Haradinaj në Fb. - Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë!”