AKTUALITET, 13 Janar 2019, 10:34

Grabitja e biznesmenit në Shkozet, shoqërohen 5 persona

Grabitja e biznesmenit në Shkozet, shoqërohen 5 persona

Pas grabitjes së banesës së biznesmenit mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, 5 persona janë shoqëruar në polici.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa personat e maskuar kishin vënë nën gjurmim biznesmenin Elton Kelmendi gjatë kohës që kishte dalë për kafe me djalin.

Para se të hynin brenda shtëpisë, tre maskat i kanë zënë prit biznesmenit tek porta e banesës dhe më pas kanë hyrë në ambientet e shtëpisë duke lidhur familjarët.

Pasi arritën të merrnin sasinë e parave, të maskuar dhe të veshur me uniforma policore, tre grabitësit kanë marrë me vete për disa kilometra edhe djalin e familjes, por më pas e kanë lënë të lirë duke ia mbathur në drejtim të paditur.

Arratisja e tyre është ndihmuar edhe nga errësira, ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët terrorizuan të gjithë familjarët e biznesmenit./BW