TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banoret e zonës se ish kënetës në Durrës protestojnë për mungesën e sinjalistikës në rrugën “Vëllazërimi”, në të cilën vetëm një natë më parë mbetën të vdekura dy gra të cilat u përplasën nga një makinë.
Aksidenti ndodhi mbrëmë, ku një 22-vjeçar tashmë i arrestuar përplasi për vdekje, dy gratë, nuse dhe vjehrrë.
Vetëm në harkun e dhjetë viteve ne rrugën “Vëllazerimi” janë aksidentuar me pasoje vdekje 24 persona, gra, burra dhe fëmijë. Banoret kërkojnë vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit.
Rruga “Vëllazërimi” në te dy krahët është e mbushur me shtëpi dhe biznese. Rruga “Vëllazërimi” nga banorët konsiderohet si rruga e vdekjes për shkak të aksidenteve të shumta.