TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup studentësh të Ekonomikut vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar brenda fakultetit të tyre në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre, duke mos lejuar zhvillimin e mësimit.
“BalkanWeb” ka siguruar një video ku shihen studentët që qëndrojnë të ulur të mbuluar me batanije brenda sallave, ndërsa policët privatë mbyllin derën e jashtme me kyç, për të mos lejuar persona të tjerë për të hyrë brenda ambienteve të Fakultetit Ekonomik që mund t’iu çojnë shtresa dhe ushqime.
Studentët e kanë gdhirë tërë natën dhe kanë deklaruar se e kanë pasur të vështirë qëndrimin për shkak të temperaturave të ulëta. Gjatë natës kanë qëndruar 50 studentë brenda fakultetit.