AKTUALITET, 13 Janar 2019, 11:00

“Jepi o Edvin kryetari”, Berisha publikon polifoninë e studentëve

“Jepi o Edvin kryetari”, Berisha publikon polifoninë e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një parodi polifonike të studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të ngujuar, kushtuar kryeministrit Edi Rama. Ata shihen teksa janë mbledhur para një furnele për t’u ngrohur gjatë natës.

“Një isopolifoni, perlë e studentëve të ngujuar për Edvin Kristaq Urrejtjen!”, shkruan Berisha.

Prej disa ditësh studentët e disa fakulteteve janë ngujuar brenda tyre në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre të bëra të qarta që në ditët e para të dhjetorit 2018.

Ata nuk kanë lejuar të vijojë edhe mësimi rregullisht.

KËNGA E STUDENTËVE

Na tha ngelësa e na tha qen,

herë pengmarrës e herë qorra

gjë pa thënë nuk na ka lënë

dëgjoni ç’ka thënë i gjati

Herë na flet për edukatë,

o i gjati kryeministër

nesër do na thotë gomerë,

kërkon të na vërë kapistër

Jepi o Edvin kryetari

një për një të gjithë na shaj

ne të gjithë jemi fajtorë

vetëm ti nuk paske faj

S’jemi ngelës, s’jemi qenë

s’jemi dele siç do ti

për 8 pikat kemi dalë,

do t’i marrim nji për nji…