AKTUALITET, 13 Janar 2019, 10:30

Studenti i ngujuar te Ekonomiku: E kemi futur ushqimi nga dritarja e banjës

Studenti i ngujuar te Ekonomiku: E kemi futur ushqimi nga dritarja e banjës

Studentët e Ekonomikut dolën në një deklaratë për mediat ditën e sotme pas ngujimit në ambientet e fakultetit. Një student tregoi se ishte shumë e vështirë të qëndroje brenda fakultetit i ngujuar për shkak të të ftohtit, ndërsa ushqimin e futën nëpërmjet dritares së banjës.

Ka qenë një natë shumë e vështirë. Temperaturat kanë qenë shumë të ulëta. E kam pasur të vështirë për të marrë edhe ushqim, shpesh herë janë përdorur dritaret e banjës për të futur ushqim.

Ngrohja ka qenë e cunguar. Ka qenë si në shtetrrethim. Kemi qenë 50 studentët. Një pjesë e tyre janë brenda sepse kanë familjarët në punë dhe nuk dalin dot në kamera,” shpjegoi studenti.