AKTUALITET, 31 Mars 2019, 14:06

‘Strategjia’ e Erdoganit për zgjedhje, ofron perime të lira për ta shmangur humbjen

‘Strategjia’ e Erdoganit për zgjedhje, ofron perime të

Rexhep Tayyip Erdogan përdor të gjitha format e tij për të fituar zgjedhjet. Në sheshet kryesore të Turqisë janë ngritur tezga me perime, në të cilat produktet shiten më lirë se në tregjet e vendit.

Tendat, në të cilat shiten perime me çmime më të ulëta sesa ato të tregut, janë bërë të popullarizuara dhe në to shihen radhë të gjata njerëzish.

Kjo strategji erdhi te Erdogani pasi qytetarët atje janë të shqetësuar se çmimet e produkteve bazë janë rritur dhe njerëzit keq ushqehen.

“Ndonëse vetëm gjysma e prodhimeve të reklamuara ndodhen në tendat e sheshit “Taksim, rreth 3000 njerëz në ditë i vizitojnë ato.

Kjo nismë nuk po shërben vetëm për votuesit e Erdoganit. Edhe sirianët dhe afganët po presin në radhë për të blerë perime të freskëta, të cilat për një pjesë të madhe të popullsisë janë bërë luks, shkruan" The Guardian”.