TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kishin planifikuar grabitjen e një pike karburanti, por gjërat nuk shkuan sipas planit për tre të rinj në Durrës.
Policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar grabitjen, 26 vjeçari me iniciale J.M., ka rënë në pranga ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Seksioni i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Rendit ka marrë informacione se disa persona kishin planifikuar grabitjen me armë të një pike karburanti.
Menjëherë është organizuar puna dhe si rezultat i përdorimit të metodave speciale të hetimit është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Ndjekja”.
Gjatë operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit kryesor të dyshuar, shtetasit J.M., 26 vjeç, banues në Xhafzotaj, të cilit në momentin e arrestimit policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike Kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre aparate celularë dhe një thikë , sende këto që do përdoreshin për të realizuar vjedhjen me armë të karburantit.
Gjithashtu u shpallen në kërkim shtetasit Xh.M.,22 vjeç, banues në Delvinë dhe A.C., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri -tjetrin dhe shtetasin e arrestuar në flagrancë më datë 30.03.2019 gjatë natës kishin planifikuar grabitjen e një pike karburanti në qytetin e Durrësit.
Vazhdon puna intensive për kapjen e dy autorëve të tjerë si dhe për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” , parashikuar në nenet 140,25,22 dhe 278/1 të Kodit Penal.