TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Historia e ngjarjeve kriminale në Shkodër nisi janarin e vitit 2018 kur një sasi e konsiderueshme me tritol shpërtheu në atentatin ndaj të ashtuquajturit i forti i Shkodrës, Lulzim Kulla, në lagjen “Rus” në Shkodër.
Lul Kulla i shpëtoi vdekjes dhe mbeti vetëm i plagosur, ndërsa bashkë me të u plagosën edhe disa shtetas të tjerë të rastësishëm aty. Në 18 qershor, vritet në servisin e tij, teksa po riparonte brava makinash, shtetasi Mehdi Kavaja, edhe kjo vrasje e dyshuar për hakmarrje.
Ngjarja, edhe sot është pa autor, ndërsa riparuesi i bravave u qëllua me plumb në kokë, duke mbetur i vdekur në vend. Në 15 korrik të vitit të kaluar, poshtë banesës që kishin me qira, ekzekutohen çifti Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe një fëmijë 3 vjeç, që u shpëtoi mrekullisht plumbave.
Ish-polici Bërcana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri, që aktualisht janë të arrestuar, dhe gjithashtu, dyshohej se kishte lidhje në atentatin ndaj Lul Kullës në janarin e 2018-ës dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër, të cilët kanë lidhje me Lul Kullën, duke qenë se është dhëndri i tyre.
Pas vrasjes së ish-policit Bërcana, një mjet gjendet i djegur në zonën e By pass-it. Në 10 gusht të 2018ës vritet Fatbardh Lici, pjesëtar i familjes Lici, vëllai i të fortit Sokol Lici dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustaf Lici.
Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri pas vrasjes së ish-policit Bërcana. Pas vrasjes së Fatbardh Licit, makina e autorit gjendet e djegur në afërsi të By pass-it. Në 23 gusht, zhduken shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, dhe ende sot nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici, ndërsa mendohet se pasi janë zhdukur, janë vrarë.
Pa kaluar shumë ditë vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u qëllua teksa ndodhej me kalin e tij në zonën e Livadeve më 1 shtator të vitit të kaluar. Arjan Ferracaku, pak minuta para se të vritej, kishte komunikuar me Astrit Bilalin (që u vra dje) dhe ky i fundit e kishte thirrur që të dalë me kalë, pasi Astriti do shoqëronte disa turistë nga Kosova në liqenin e Shkodrës. Në 14 nëntor vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”.