TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk janë të paktë fermerët që janë detyruar për shkak të mungesës së tregut të hedhin prodhimet e tyre.
Xhavit Muka nga fshati Çerenec i Sipër, i Njësinë Administrative Gjoricë të Bashkisë Bulqizë ka deklaruar i shqetësuar se ka hedhur arrat, mollët dhe qershitë pasi nuk i janë shitur.
Pas një jete të mundimshme në Itali ai krijoi plantacione të mëdha me mollë, arra e qershi por që ka dalë i zhgënjyer.
Nuk shitet dhe detyrohemi ta hedhim me kamion sepse nëpër përrenj helmojmë bagëtinë e shokëve. Më kanë mbetur stok kungujt, mollët, arrat.
Nuk kemi treg ku ta shesim. Edhe me 200 lekë ti japësh nuk i marrin. Kemi paguar 5 kamionçinë për ti hedhur dhe prapë do paguajmë.
Nuk i intereson të qëndrojë në fshat. Si ta mbajë djalin këtu. Le të ikë, ka ikur gjithë fshati.”-tha fermeri Xhavit Muka.