TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë mitingut të sotëm të PS, kryeministri Edi Rama përsëriti kërcënimin e tij se, çdo shqiptar që do vendosë të shkelë ligjni dhe Kushtetutën jo vetëm do dënohet ashtu siç ligji parashikon, por edhe do ju ndalohet hyrja në SHBA apo BE.
Por kërcënimeve të kreut të qeverisë i përgjigjet ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se, një kryeministër që i ve vizën popullit të vet nuk mund të krenohet.
"Si mund të pranohet Kryeministër dikush që krenohet se i vë viza popullit të vet?!
Lëvizja e lirë në Europë ishte arritja absolute e Shqiptarëve. Shumë më e rëndësishme se çdo arritje tjetër, përfshi dhe anëtsrësimin në NATO.
Kulmi i dështimit nuk mund të na shitet si arritje..!", shkruan Manjani