TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jyrgen Klop dhe Mauricio Poçetino kanë zbuluar formacionet titullare të skuadrave të tyre në prag të finales së Champions League. Në 11-shet titullare të publikuara përpara sfidës nuk mungojnë surprizat.
Mauricio Poçetino duket se do të marrë një vendim mjaft të vështirë, pasi do të lërë në stol njeriun që i solli në finale, pikërisht Lukas Mourën. Aryseja është shumë e thjeshtë: Rikthimi i Herri Kejn.
Krah anglezit do të jetë Son, i cili mund të përshtatet si në skemën 4-4-2, si në skemën 4-2-3-1. Një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i Herri Uinks, një ndër të preferuarit e Poçetinos. Përkrah Uinks do të luajë Sisoko, ndërsa Ali e Eriksen plotësojnë mesin e fushës.
Në mbrojtje do të luhet me katër, me Tripier e Rouz nga krahët, ndërsa në qendër dyshja Aldervireld-Vertongen. Nga krahu tjetër, Liverpuli i Jurgen Klop rreshtohet gati-gati me lojtarët e zakonshëm. I vetmi ndryshim, nëse mund të quhet i tillë, është rikthimi i Roberto Firminos.
Braziliani duket se ka arritur mrekullisht të rikuperohet për ta nisur sfidën si titullar dhe do të jetë në sulm me Mane e Salah. Mesfusha do të përbëhet nga treshja Fabinjo-Henderson-Vijnaldum. Në mbrojtje si gjithnjë nuk ka dyshime, me Matip e Van Dijk në qendër dhe Arnold e Robertson nga krahët.
FINALJA
TOTENHEM – Loris; Tripier, Aldervireld, Vertongen, Rouz; Uinks, Sisoko, Ali, Eriksen; Son, Kejn
LIVERPUL – Alison; Aleksander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinjo, Henderson, Vijnaldum; Mane, Salah, Firmino