TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot luhet finalja e Championsit, Liverpul-Totenhem. Është një ditë speciale, sidomos për Abi Norman dhe Xhejms Aleksander. Ajo është tifoze e Liverpulit, kurse ai i Totenhemit.
Është ironi e fatit, sepse ata do të martohen pikërisht ditën e finales, ku përballen skuadrat e tyre të zemrës. Dhe të dy kanë vendosur që ta shohin ndeshjen në një ekran të madh gjatë ceremonisë së dasmës. Është një çift i fortë, por u duhet dhënë kurajë gjithsesi, për të këtë vendim që kanë marrë. Sigurisht, që edhe vendet e të ftuarve do të jenë të organizuar në mënyrë të tillë që të mos sjellin probleme mes tifozëve dasmorë.
Dy të thuajse martuarit janë ftuar një emision televiziv në “ITV”, ku kanë treguar historinë e tyre dhe se si kanë shkuar gjërat. Fjalët e tyre të bëjnë të qeshësh, kur shpjegojnë si vendosën për datën e martesës, që koincidoi me finalen e Championsit. Në fakt, Xhejmsi, tifoz i Totenhemit, nuk e priste që skuadra e tij të shkonte në finale. “Kemi qeshur dhe kemi bërë shaka se mund të ndodhte që në ditën tonë të dasmës të kishte një finale Liverpul-Totenhem, por nuk e besonin se do të ndodhte.
Pas ndeshjes së Totenhemit me Ajaksin telefonat tanë u çmendën. Xhejms ishte në Londër në atë moment dhe nuk po e besonim atë që ndodhi”, – tregon Abi, tifozja e Liverpulit. “Nuk e kemi menduar kurrë që të anulojmë dasmën, vetëm kemi menduar se duhet që ta transmetojmë ndeshjen diku”, – thotë Xhejms. Të ftuarit që janë tifozë të skuadrave të tjera do të lejohen në dasmë, por duhet të marrin pjesë në jë short, sipas të cilit duhet të rreshtohen nga njëri krah ose tjetri, të bëjnë tifo për Liverpulin ose për Totenhemin. Pas ndeshjes, në varësi të rezultatit, dy të sapomartuarit do të betohen se do të tallen me njëri-tjetrin, “derisa vdekja t’i ndajë”…