AKTUALITET, 28 Janar 2019, 16:55

Stolteberg: Maqedonia mund të anëtarësohet në NATO për një vit

Stolteberg: Maqedonia mund të anëtarësohet në NATO për

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se gjatë kësaj jave se ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s mund ta nënshkruajnë Protokolllin për hyrjen e Maqedonisë në NATO.

Në një deklaratë për “Politiko Evropa”, Stoltenberg ka nënvizuar se protokolli do të nënshkruhet sa më shpejt, por për ratifikimin e tij do të duhet më shumë kohë dhe do të varet nga Parlamentet e 29 vendeve anëtare.

“Sapo të nënshkruajmë Protokollin, Maqedonia do të ulet në tryezën tonë, por anëtare e plotë do të jetë vetëm pasi që të ratifikohet marrëveshja nga Parlamentet e 29 vendeve anëtare”, theksoi Stoltenberg.

Duke folur për tërë procedurën e finalizimit të anëtarësimit, Stoltenberg përmendi anëtarësimin e Malit të Zi, që sipas tij është dashur një vit. Kjo lë për të nënkuptuar se procesi i anëtarësimit do të përmbyllet gjatë vitit 2020.