AKTUALITET, 28 Janar 2019, 15:36

Kushtetuesja, ja tre kandidatët, mes tyre një ish-kryeprokuror

Kushtetuesja, ja tre kandidatët, mes tyre një ish-kryeprokuror

Ndërsa Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit për shkak të anëtarëve të shkarkuar prej vettingut, Kuvendi ka hapur procedurat për plotësimin e vendeve vakante.

Në një njoftim të shpërndarë në faqen e Kuvendit thuhet se janë tre kandidatë ata që kanë shfaqur interes të jenë gjyqtarë pranë kësaj gjykate si dhe kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës.

Ata janë: Avni Shehu, Marsida Xhaferllari dhe Theodhori Sollaku.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka mbetur me vetëm 1 anëtare, Vitore Tusha, ndërsa i fundit që nuk e kaloi vettingun ishte kryetari Bashkim Dedja, i shkarkuar nga KPA.

Po ashtu edhe tre anëtarë të shkarkuar nga KPK presin vendimin përfundimtar për fatin e tyre, nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

NJOFTIMI

Pas shpalljes nga Kuvendi, në datën 24.12.2018, për hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët: 1. Avni Shehu, 2. Marsida Xhaferllari, 3.Theodhori Sollaku.