TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Etrit Berisha u kthye në protagonist te Empoli që në debutim, duke pritur penalltinë e Dushan Vlahoviç. Gardiani i portës së Kombëtares, arriti të bënte një paraqitje të mirë, por pa arritur të shmangë humbjen e skuadrës së tij ndaj Juventusit me rezultatin 0-2.
Mediat italiane kanë vlerësuar pozitivisht paraqitjen e Berishës edhe pse në fakt pësoi dy gola. Pritja e penalltisë, e ka ndihmuar jo pak në përmirësimin e notës, e cila arrin në 6.5 me paraqitjen e bërë.
“Berisha 6.5 – Nuk mund të bënte asgjë në goditjen nga afër të Danilos, madje arrin të presë penalltinë e goditur nga Vlahoviç, e duke mbajtur skuadrën në lojë dhe në mundësi për të barazuar, deri në momentin që Kieza dyfishoi”, shkruhet në vlerësimin për portierin.