SPORT, 3 Shtator 2023, 19:58

Fitore mes drithërimash, Arsenali bën përmbysjen e çmendur dhe i merr 3 pikët United

Fitore mes drithërimash, Arsenali bën përmbysjen e çmendur

Arsenali ka bërë përmbysjen e çmendur ndaj Mançester Junajtidit në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Premier Ligës. Ata kanë triumfuar me rezultatin 3-1 në shtëpi.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë. Rashford zhbllokoi sfidën në minutën e 27’.

Festa e “djajve të kuq” nuk zgjati shumë pasi Odegard riktheu baraspeshën pas dy minutash. Në të 89’ Garnaço shënoi golin që do ti jepte fitoren ekipit të Ten Hagut por VAR-i i prishi festën duke e anuluar.

Teksa dukej që ndeshja do të mbyllej kështu goditja e verës Deklan Rajs shënoi golin e dytë për Arsenalin. Por ai që vulosi sfidën ishte Gabriel Zhezus në minutën e 101′.

Kështu ekipi i Artetës largohet me 3 pikë nga kjo sfidë.