SPORT, 3 Shtator 2023, 20:24

“Jam i lumtur që Mesi fitoi Botërorin”, Nejmar: Te PSG ishim të dy në ferr, kërkuam të bënim historinë

“Jam i lumtur që Mesi fitoi Botërorin”, Nejmar: Te PSG

Nejmar u largua nga Parisi për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite, duke u bërë pjesë e Al Hilalit. Eksperienca në Paris nuk ishte më e mira e mundshme për të dhe diçka të tillë e ka pranuar edhe ai vetë.

Nejmar e konsideron një ferr periudhën e tij te PSG dhe të njëjtën gjë thotë edhe për Mesin, për të cilin shton se ndihet i lumtur që ka fituar Botërorin.

Jam shumë i lumtur për Mesin. Ai shkoi në parajsë me Argjentinën dhe më pas kaloi ferrin në Paris. Ai dhe unë kaluam një ferr ët vërtetë. Ne bëmë më të mirën, u shpallëm kampionë dhe u përpoqëm të bëjmë histori. Kjo është arsyeja pse unë dhe ai luajtëm sërish bashkë, për të bërë histori, por fatkeqësisht nuk ia dolëm”.

Mesi nuk e meritonte të largohej kështu. Për gjithçka që është dhe për atë që ka bërë. Ai është një djalë që stërvitet, që lufton dhe nëse humbet zemërohet. Ai u akuzua padrejtësisht. Por unë jam i lumtur që fitoi Botërorin”, u shpreh Nejmar.