TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Java e fundit ka qenë një javë pozitive për legjionarët shqiptarë, aty ku golat e shënuar në kampionatet e tyre nëpër skuadra të ndryshme, kanë qenë të shumtë.
Portali i njohur, “Sofa Score” sjell edhe disa nga notat me të cilat janë vlerësuar futbollistët shqiptarë që kanë spikatur këtë fundjavë. Me dy golat e shënuar me Legia Varshavën dhe me paraqitjen e bërë, Ernest Muçi mban kryesimin për këtë javë me notën 9.3.
Ndërkohë, me notën 9 është vlerësuar Arbnor Muçolli i cili ka arritur që të shënojë një dygolësh në Suedi me skuadrën e Goteborgut. Me notën 8.5 është vlerësuar Jason Ceka, i ndjekur nga Silvio Merkaj me 8.3 dhe Albion Ademi me 7.8.
