SPORT, 7 Nëntor 2021, 14:28

ZYRTARE/ Shevchenko trajneri i ri i klubit Italian

ZYRTARE/ Shevchenko trajneri i ri i klubit Italian

Ish-trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e  Genoa.

Kjo është zyrtarizuar edhe nga vet klubi italian, që zgjodhi një formë interesante duke e postuar flamurin ukrainas në Twitter.

 

Ndërkohë, Shevchenko do të jetë pjesë e Genoas deri në vitin 2024 ku do të përfitojë 2 milion euro në sezon.

Vetë trajneri është shprehur se tashmë nis puna për të ngritur Genoan në nivelet e larta.