TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Didier Deschamps qëndron në stolin e Francës prej nëntë vitesh. Tre vite më parë udhëhoqi “Gjelat” drejt fitimit të Botërorit "Rusi 2018", teksa kontrata i përfundon në dhjetorin e vitit të ardhshëm.
Trajneri francez ka folur rreth së ardhmes dhe dëshirave që ka në prononcimin e dhënë për mediet vendase.
“Sinqerisht që nuk ja kam idenë se çfarë ka rezervuar jeta për mua kur të ketë përfunduar aventura me kombëtaren.
Di të them që më pëlqen puna e përditshme, ndoshta rikthehem të drejtoj ndonjë klub. Më pëlqen shumë adrenalina që të dhuron profesioni i trajnerit”, deklaron 53-vjeçari, i cili më parë ka drejtuar skuadra si Juventus, Marseille dhe Monaco.